Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

Një lajm i trishtë ka ardhur për kinematografinë botërore. Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeccare aktori Conrad Janis, i cili është bërë i njohur për të gjithë me rolin e tij në “Mork & Mindy”.

Advertisements

Aktori u dërgua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, më 28 shkurt dhe vdiq në spital, tha menaxheri i tij, Avedon.

Janis ishte i rrethuar nga miqtë në momentin e vdekjes së tij.

“Ai ishte shumë i dashur”, tha Avedon për Fox News Digital. “Ai ishte klienti im për mbi 35 vjet dhe u bë më pas një mik i ngushtë”, shtoi ai. “Ai do të na mungojë”.

Conrad lindi më 11 shkurt 1928. Prindërit e tij, Sidney dhe Harriet Janis, ishin koleksionistë të famshëm të artit që banonin në Manhattan.

Advertisements

I ndjeri e filloi karrierën e tij të aktrimit që në moshë të vogël dhe u shfaq në “Junior Miss” në moshën 13-vjeçare.

Karriera e aktorit mori hov në vitet 1960. Ishte pjesë e shfaqjeve të tilla si “The Untouchables”, “Stoney Burke”, “Get Smart” dhe “My Favorite Martian”.

Në vitet 1970, Janis u shfaq në “Baretta”, “Happy Days” , “Police Story”, “The Jeffersons” dhe “Laverne & Shirley”.

Roli i tij më i dukshëm erdhi në vitin 1978 kur luajti si Fred McConnell në “Mork & Mindy”