Kishte marrë të dyja dozat, mbante dy maska humbi jetën nga Covid.Ja cfare thote gruaja e tij

Ylli Mihali, fizioterapist i Kombëtares shqiptare, humbi jetën një muaj më parë pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid-19. I intubuar në spital prej ditësh, Ylli Mihali mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 14 shtatorit, në spital.

Bashkëshortja e tij, Nerida Guri ka treguar se Mihali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, madje ishte shumë i kujdesshëm ndaj shëndetit. Ajo ka shuar dyshimet se Ylli Mihali nuk ishte vaksinuar.

“Ylli nuk ksihte asnjë semundje tjert përveç Covid. Ylli ishte shumë i fiksuar pas shëndetit, pasi kishte të bënte edhe profeisoni i tij, si fizioterapist. Madje bënte rregullisht check up. Ai ishte i vaksinuar, e ka bërë që në fillim vaksinën kur erdhën të parat Sinovac.

Bëri dozën e parë më 19 prill dhe të dytën më 19 maj. Mbante maskë, madje dy maska. Ruhej shumë. Në lidhje me vaksinën mjekët nuk kanë dhënë ndonjë shpegim”, ka thënë ndër të tjera bashkëshortja e mjekut të Kombëtares, e ftuar në “ABC e Mëngjesit”.