Kjo do te jete dita kur moti do te marre kthesen sipas meteorologes se njohur dhe si pritet te jete fundjava

Sipas meteorologes Lajda Porja, paraditet gjatë kësaj jave pritet të jenë me mot të kthjellët, ndërsa pasditet me mot të freskët, krahasuar me javen qe lame pas.

Moti i kthjellët pritet të jetë present në të gjithë territorin, ndërsa parashikohen vranësira të lehta në zonat malore dhe veri-lindje të vendit.

“Mëngjeset do të jenë të freskëta, me temperature që do të jenë deri në 5 gradë Celsius, panoramë e cila pritet të ndryshojë duke nisur nga dita e neserme ku pritet të vërehet një rritje graduale e temperaturave duke kulmuar në fundjavë me 28 gradë Celsius në zonat e Ultësirës Perëndimore”, tha Porja.

Fundjava sipas Meteoalb do të jetë me temperatura vere kryesisht në qytetet e Ultësirës Perëndimore. Pritet që temperaturat në këto zona të arrijnë deri në 28 gradë Celsius./abcnews.al