Kjo është familja shqiptare më e pasur në botë, nuk numëron dot paratë

Pasuria e tyre krahasohet me atë të ish-Kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni.

Bëhet fjalë për aktorin shqiptar Blerim Destani, dhe familjen e tij. Madje edhe mediat në Itali shpesh e kanë bërë shpesh këtë krahasim.

Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, ku po zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.

Ai bën një jetë luksoze duke lëvizur nga një shtet në tjetrin dhe pushime gjithandej.

Vëllai i tij Nazif Destani para disa kohësh u përfol në mediat shqiptare ku ishte i ftuar në 20 vjetorin e “Opinion”.

Ai është cilësuar sipas Forbes si shqiptari më i pasur në botë pasi pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë.

Familja Destani nga Maqedonia numëron biznese në 39 shtete të botës. Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi, vëllai i Blerimit. /k.k/noa.al/