Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kjo eshte infermierja qe la Francen per te punuar ne Shqiperi.

Te jetosh ne France dhe me pas te vish te jetosh ne Shqiperi kjo eshte Meva Aliji e cila ishte infermiere dhe do qe te punoj ne Shqiperi.

Ajo merret me turizem dhe prej katër muajsh punon si agjende turistike.

Ajo eshte shpehur se:“Kam ardhur në Shqipëri sepse kisha gjyshen nga mami që jetonte këtu dhe unë jam infermiere dhe u kujdesa për të. Ajo ndërroi jetë dhe unë nuk u ktheva kurrë më në Paris. Vendosa të jetoja këtu.

Në Paris njerëzit janë më të ftohtë dhe këtu njerëzit janë më ndryshe. Ne shqiptarët jemi më të lidhur me njëri-tjetrin.

Babai ka lindur në Francë dhe mami këtu. Një tezja e babit kishte ardhur në Shqipëri për pushime dhe kur shkoi në Francë i tha babait që kam takuar një vajzë shumë të bukur. ai erdhi e takoi dhe e pëlqeu shumë dhe kështu.

Ne prindërit na thoshin gjithmonë që jemi shqiptarë dhe në shtëpi flisnim gjithmonë në shqip. Mua më pëlqen shumë dhe kuzhina shqiptare, më shumë kam qejf turshitë.

Tani kam katër muaj që punoj si agjende turistike, më pëlqen shumë sepse edhe më ndihmon shumë dhe për gjuhën. E kam vizituar shumë Shqipërinë nga veriu në jug, kam dhe disa vende që nuk kam shkuar akoma. Berati më pëlqen shumë, ka një atmosferë ndryshe. Më pëlqen”, u shpreh Meva