Një ëmbëlsirë e thjeshtë, por me një shije që mbahet mend gjatë. Ndiqni hapat e recetës për ta patur sa më të lehtë përgatitjen e saj. Shijojeni!
Përbërësit: 2 petë sfoljatë ose 5 petë të zakonshme 8 kokrra vezë8 lugë gjelle sheqer 8 lugë gjelle miell 2 lugë gjelle kakao2 lugë gjelle gjalpë 1 filxhan arra të thërrmuara
Për shërbetin:2 e 1/2 gotë sheqer 2 gota ujë
Përgatitja:Rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet volumi dhe vezët të ndryshojnë ngjyrë të zbardhen, më pas shtojmë dhe gjalpin e shkrirë.
Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat, e shtojmë në mënyrë graduale tek ena ku kemi rrahur vezët duke e përzier me kujdes nga poshtë- lartë me qëllim që të mos ulet vëllimi.
Lyejmë tavën me gjalpë dhe shtrojmë një petë duke e ngritur anash. Hedhim masën e përgatitur, më pas shtrojmë petën tjetër duke e vendosur sa më lehtë.
E vendosim më pas ëmbëlsirën në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet. Më pas kur kompekaja të jetë pjekur e sherbetosim.
Receta realizuar nga Zonja Katerina