Kryeministri Edi Rama me Komitetin e Ekspertëve e konfirmon më në fund lajmin kur do të hapen kufijtë në Shqipëri

Rama ka konfirmuar diten e sotme me Komitetin e Ekspertëve se më 18 Maj do të rihapet kufiri tokësor dhe ajror. Më herët Rama ka konfirmuar se transporti detar do të qëndrojë i mbyllur dhe per disa jave deri sa te merret nje vendim i ri.

Ja se si shprehet Kryeministri Shqiptar:“Më 18 maj ne hapim kufijtë, tokësor dhe ajror. Prandaj Ministria e Shëndetësisë të përgatisë broshura informuese për qytetarët dhe masat që duhet të merren“, – u shpreh Rama.

Tani te gjithe duhet te kujdesen dhe te lexojne udhezimet e nga Ministria e Shendetsise.

Kryeministri Edi Rama thote se:“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave” tha Rama.

Ende nuk dihet se cilat pika kufitare do rihapen, apo nga cili shtet do lejohen fluturimet me jashtë.