‘Kujdes, në Rinas t’i krehin valixhet’, gazetari publikon rastin e rradhës

Aeroporti i Rinasit duket se nuk ofron aspak siguri për bagazhet e pasagjerëve dhe kjo jo për faktorë të jashtëm, por për shkak të vetë punonjësve. Gazetari, Fatos Mahmutaj, i cili gjatë 21 janarit, ka publikuar denoncimin e një miku të tij, i cili thotë se valixhja e tij “ishte krehur mirë”, por nuk i kishin vjedhur gjë, kjo sepse mesa duket nuk ka pasur asnjë send që të jetë vlerësuar si me vlerë për ata që e kanë kontrolluar.

“Sapo më tha dikush që mbërriti rreth një orë më parë në Rinas, valixhen ia kishin krehur mirë, por gjë nuk i kishin vjedhur, ndoshta për faktin që nuk kishte asgjë me vlere. Ende vazhdojnë me vjedhje aty ne Rinas!!!!???? Sikur u arrestuan ca para një muaji”, shkruan Mahmutaj.

Rreth katër muaj më parë kanë rënë në pranga pranga 2 punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve në Aeroportin e Rinasit dhe ka vënë nën hetim 2 të tjerë pasi akuzohen se vidhnin bagazhet e udhëtarëve. Ata akuzohen për pesë vjedhje të ndodhura në Aeroportin e Rinasit, nga ku u sekuestruan edhe 4550 euro të humbura nga një pasagjer.