Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

”Kujtoja se ishte puçërr, por në të vërtetë ishte tumor”, historia e 24 vjeçares që duhet të njohin të gjitha femrat

Gibson Miller nuk e kishte marrë kurrë me mend që një puçërr e inflamuar, një nga të zakonshmet që i shfaqeshin para ciklit menstrual, ishte në të vërtetë kancer i lëkurës. Gjithçka nisi një vit më parë, kur mësuesja nga New York-u, vuri re praninë e një puçrre të vogël poshtë syrit të majtë, e cila filloi të zmadhohej çdo ditë e më shumë. Fillimisht nuk i kushtoi rëndësi duke menduar se ishte diçka kalimtare, pasi e kishte vënë re edhe më parë, por filloi të kishte djegie dhe rrjedhje gjaku vendosi të konsultohej me një mjek.

Mirëpo 24-vjeçarja nuk e kishte marrë kurrë me mend se pas saj, fshihej një karcinomë e qelizave bazale, një lloj kanceri që zhvillohet ngadalë dhe që rrallëherë shpërndahet në pjesë të tjera të organizmit. Ky lloj kanceri, njihet ndryshe edhe si kanceri jo-melanomë i lëkurës.

Pasi iu nënshtrua një sërë ekzaminimeve dermatologjike, mjekët arritën në konkuzionin se ky kancer fshihej prej tre vitesh në fytyrën e saj. Sipas Gary Goldenberg, profesoreshë e dermatologjisë në ‘’Icahn School of Medicine” në ‘’Mount Sinai Hospital”, kanceri i lëkurës mund të fillojë si një gungë e vogël, e butë, e ndritshme, e zbehtë ose e lëmuar, ose si një zonë e rrafshët e skuqur, e thatë ose me luspa. Pasi Gibsoni iu nënshtrua terapive të vazhdueshme dhe arriti të shërohej, vendosi të ndante historinë e saj për të ndërgjegjësuar edhe shumë vajza e gra të tjera.