Kush është 20 vjecari hero që shpëtoi mbi 10 persona në aksidentin e trenave në Greqi

Aksidenti i trenave ne Greqi deri tani ka 57 humbje jetesh. Por nje 20 vjecar deri tani ka shpetuar 10 persona nga ai aksident/

Ai eshte Andreas Alikaniotis, një notari i ri premtues 20-vjeçar, po përshëndetet sot si hero.

Alikaniotis ndodhej ne tren ne ato caste ne vagonin e dyte ku ka ndodhur perplasja. Pas ngjarjes ai nuk u largua por permes flakeve ai ka qëndruar në tren e ka thyer me duar xhamat e dritareve duke ndihmuar njerëzit të dalin prej andej. “Ai shpëtoi të paktën dhjetë vetë tyre,” tha një mjek në spitalin e Larisës, Eri Tziastoudis. Ishte pikërisht Tziastoudis që tregoi në Facebook historinë e Andreas, të cilin e cilësoi “një engjëll në tokë”.


“Ai është një hero sepse, pavarësisht se rrezikoi jetën e tij, nuk i braktisi njerëzit në vagonin megjithë zjarrin e që shpërtheu pranë tij. Andreas arriti të thyente xhamat e dritareve dhe të shpëtonte të paktën 10 të rinj, djem e vajza. Në këtë ditë të zezë, ai na tregoi se brezi i ri i grekëve ka dashamirësi, parime dhe etikë! Urime ty Andreas dhe prindërve të tu që të rritën!”, ka shkruar mjeku.