Mbi “Big Brother” ka shumë spekulime, pyetje, paqartësi të cilat jo çdokush i mendon njësoj. E së fundmi, Arbana ka vendosur t’ju përgjigjet disa prej tyre duke sqaruar paksa disa nga dyshimet dhe skeptikët.
Komentuesi: Fituesin e ke zgjedhur pa e ditur ende kush do ishin konkurrentë
Arbana: Po, po. Madje fituesi as nuk konkurron këtë vit. Thjesht do fitojë direkt.
Komentuesi: Lekët në fund i merr ti dhe fituesit s’i jepni asgjë
Arbana: Unë i kam marrë përpara
Komentuesi: I jepni instruksione disa banorëve në dhomën e rrëfimit
Arbana: Ëhë. Dhe ata binden. Dhe gjithë Shqipëria sheh një program jo të vërtetë. Dhe e ndjek, e komenton, e pëlqen, apasionohet, pikërisht se nuk është i vërtetë. Se po të ishte i vërtetë, nuk do e ndiqte. Por pikërisht se është fallco, e ndjek i madh dhe i vogël.
Komentuesi: Donaldit aq shumë i keni bërë presion, sa i keni humb 15 kg
Arbana: Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua, të humbas dhe unë ca kile.