Ky është përbërësi që gjyshet tona përdornin për të pastruar kuzhinën dhe për ta bërë atë që të shkëlqej

0
104

Nëse do të dinit se si veprojnë solucionet që përdorni për pastrimin e shtëpisë në shëndetin tuaj, do e reduktonit në mënyrë dra stike përdorimin e tyre. Por, mund të përdorni alternativat e tyre natyrore.

Duhet të dini se shumë nga përbërësit e ushqimit mund të transformohen në pastrues efektivë. Ndaj, përdorni kripën, uthullën dhe sodën e bukës për të pastruar në mënyrë ekologjike.

Kripa

Për shkak të vetive të saj lagështi-thithëse, për shekuj me radhë kripa ka luajtur një rol kyç në ruajtjen e ushqimeve.

Por, ajo është gjithashtu një dezinf. ektuese e madhe dhe është e përshtatshme për një shumëllojshmëri përdorimesh shtëpiake. Për larjen dhe dezinf. ektimin e dyshemesë do ju duhet vetëm ujë i nxehtë me një grusht kripë dhe një lugë gjelle uthull.

Ajo është gjithashtu e dobishme për njollat në veshje dhe në peshqirë. Vendosni pak kripë në njolla dhe e lini të veprojë për 15 minuta para se ta shpëlani. Ajo do të thithë të gjithë papastërtitë e rrobave. Kripa është gjithashtu në gjendje të pastrojë një tenxhere të djegur. Apo edhe për kthimin e shkëlqimit të enëve prej qelqi.

Uthulla

Ajo ka një fuqi të madhe gërryese dhe është një zbutës i shkëlqyer. Me dy masa ujë dhe një uthull ju do të merrni një llak natyral për xhamat dhe dyshemenë e kuzhinës dhe banjës.

Ajo mund të përdoret e paholluar në lustrimin e pajisjeve prej çeliku dhe të heqë smërçin pa dëmtuar sipërfaqet. Për pastrimin e furrës përzieni pjesë të barabarta të uthullës dhe ujit dhe fërkoni me një sfungjer.

Edhe frigoriferi mund të pastrohet me një leckë të lagur me ujë dhe uthull. Kjo përzierje heq yndyrat dhe aromat. Një tjetër alternativë e shkëlqyer është të hidhni disa pika uthull të bardhë në lavatriçe: rrobat do të mbeten pa erë dhe të buta.

Sodë buke

Pa shpenzime, fleksibilitet maksimal dhe zero ndotje: soda e bukës është e domosdoshme për pastrimin ekologjik. Me veti pastruese dhe antibak. teriale, soda e bukës është në gjendje të thi thë aromat dhe të neutralizojë mykun dhe lagështinë.

Kështu, mos ngurroni ta vendosni në bustina në dollapin e rrobave, në këndin e këpucëve, qilar dhe në frigorifer pasi ndihmon të ruajë ushqimin.

Bikarbonati është në gjendje të heqë papastërtitë nga mobiljet, kuzhina, muret dhe dyshemja. Kristalet e saj janë gërryes të butë, nuk gërvishtin sipërfaqet, pasi duke qenë e tretshme, humbet gjatë përdorimit. Ju mund të bëni spray me ujë dhe sode buke për të pastruar sipërfaqe të ndryshme.