Ky është shteti i radhës që merr vendimin për vetëm 4 ditë pune në javë

Për të përmirësuar cilësinë e jetës së punëtorëve në Belgjikë, vendi njoftoi se mijëra punonjës nuk do t’u përgjigjen më telefonatave ose emaileve nga shefat e tyre jashtë orarit të punës. Rreth 65,000 punonjës të qeverisë fituan “të drejtën për t’u shkëputur”, me shpresën për të pasur një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Tani, në një politikë tjetër për fuqizimin e punonjësve, punëtorët në Belgjikë do të kenë të drejtën e një jave pune 4-ditore. Kjo reformë do t’u japë gjithashtu punëtorëve të drejtën të fikin pajisjet e punës dhe të mos u përgjigjen mesazheve në lidhje me punën pas orarit zyrtar.

Ministri belg i Punës Pierre-Yves Dermagne tha se vendimi i takon punonjësve, të cilët do të mund të kërkojnë një javë pune 4-ditore për një periudhë prove gjashtëmujore. Nëse ata dëshirojnë, ata mund të qëndrojnë me javën e shkurtuar të punës ose të vendosin të tërhiqen. Java e shkurtuar e punës është disi e ndryshme në krahasim me atë që kanë miratuar vendet dhe kompanitë e tjera. Programi i Belgjikës nënkupton mbajtjen e një jave pune 38-orëshe, me një ditë pushimi shtesë që kompenson ditët më të gjata të punës.

Burimi: Forbes