Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lajm i madh per te gjithe Shqiptaret/Bashkimi Evropian heq kufizimet për qytetarët shqiptarë

Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Vendimin e paralajmëroi një ditë më parë noa.al duke cituar burime diplomatike Free Europe.

Këto burime saktësuan se veç qytetarëve të Shqipërisë do të lejohen të futen lirisht edhe ata të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Portugalia, e cila mban presidencën aktuale të BE-së, ka përfunduar përpilimin e një liste të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket infeksionit me koronavirus.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në listë janë futur edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së u mblodhën sot duke diskutuar për secilin prej këtyre vendeve të mërkurën 16 qershor dhe vendosën në përputhje me situatën epidemiologjike që ka çdo vend.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, një vend duhet të regjistrojë maksimumi 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit. Aktualisht Shqipëria ka vetëm 136 të infektuar aktivë ose 4 raste për 100,000 banorë.

Burimet bëjnë të ditur se paraprakisht mund të kërkohet që qytetarët e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, Maqedonia dhe Serbia, të kenë bërë vaksinat, ose të ne ë vërtetim se kanë kaluar koronavirusin ose të kenë një vërtetim tamponi.

Tani pritet që vendet fqinjë të reagojnë duke iu bindur ose jo vendimit të BE. Italia ka shpallur datë të radhës së shtyrjes, 30 korrikun, kurse Greqia, 21 qershorin. Noa.al po kërkon nga ambasadat e këtyre vendeve informacion dhe do ju informojmë në vijim.

/noa.al