Lajm i mirë për shqiptarët në Itali, në shtatori vjen konvertimi i patentave

Një lajm i mirë vjen për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali, lidhur me patentat.

Për të gjithë bashkëkombasit tanë në Itali, mbajtës të modelit të ri të leje drejtimit, lëshuar që nga 24 janari 2017, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se ky model leje drejtimi do të njihet për konvertim nga shteti italian.

Konvertimi do të bëhet duke filluar nga 8 shtatori 2019.

“Muaji Gusht plot lajme të mira dhe lehtësira!”, thotë DPSHTRR.

Bëhet me dije se ky konvertim vjen falë marrëveshjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.