Lajm i mirë që na gëzon të gjithëve dhe mezi e presim vjen nga mjekët rusë: Virusi bëhet inaktiv dhe shkatërrohet në këtë temperaturë ambientale/ Flasin ekspertët

Lajme te mira vijn nga ekspert dhe nga mjek te ndryshem ku thojn se virusi po i bie fuqia mbase kjo vjen prej ngrohjes se motit.Keshtu ka ndodhur dhe ne Itali ku eskpertet flasin se ka renie te te infektuarve keshtu thuhet dhe ne nje studim te ri qe vjen nga Rusia.

Virusi bëhet krejtësisht inaktiv ose humbet aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundje, kur temperaturat e ajrit janë më shumë se 30 gradë celcius.

Kështu bën me dije autoriteti rus për shëndetin Rospotrebnadzor, në një lajm të shpërndarë përmes kanalit të tij Telegram, cituar nga Il Messaggero.

Sipas këtij publikimi rus, lagështia e ulët dhe rrezet e diellit e dobësojnë dhe shkatërrojnë virusin, që ngordh plotësisht në temperatura më shumë se 70 gradë celcius.

Në fakt, deri në këto momente edhe pse nuk ka patur prova shkencore, mjekët dhe studiuesit kanë shpresuar që rritja e temperaturave do të ndikonte në rënien e virulencës së koronavirusit dhe dobësimin e tij, duke bërë që edhe personat e prekur të shfaqnin simptoma të lehta ose të ishin asimptomatikë.

Tani pritet qe te kete nje renie te te infektuarve dhe bota po rihapet serisht.