Lajme te mira per motin. Ja sa do te shkojne temperaturat 10 diteshin e fundit te dhjetorit

Kjo javë parashikohet të jetë nën dominimi e kushteve të qendrueshme atmosferike, ku do të kemi dominim të kthjellimeve në qytetet bregdetare dhe në zonat e ulëta. Në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të sjellin reshje.

Për sa i përket temperaturave, meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb thotë për Abc se do të ketë një rënie të lehtë.

Vlerat minimale do të zbresin në 1 deri në 2 gradë celcius ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat minimale do të luhaten në vlerat 7 deri në 13 gradë celcius. Për sa i përket orëve të mesditës temperaturat do të shkojnë deri në 18 gradë celcius, ndërsa në zonat malore do të shkojnë në 13 dhe 14 gradë celcius.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë gjithashtu nën dominimin e kushteve të qendrushëm të kushteve atmosferike.