Lajmi fundit/Ambasada greke sqaron kush lejohet dhe kush i ndalohet të kalojë në Kakavijë dhe Kapshticë

Ambasada greke ne Tirane ka bere nje sqarim ne lidhje se kush do te kaloj drejte greqise dhe kush jo nuk do te kaloj ndaj duhet te jeni te vemendshem mbi levizjen e qytetarve nga data 1 korrik:

Ambasada sqaron se nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore, ndërsa sqaron se nga ky kufizim përjashtohen 4 kategori.

Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore”, thuhet në njoftim.

Kategoritë që përjashtohen

a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,

b) kalimi i kamionëve për transport mallrash,

c) transporti i mallrave me anije,

d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse.

Por ne javet ne vazhdim pritet qe te dalin rregulla te reja ndaj cdo gje varet sipas rritjes se numrit te te infektuar me koronavirus.