LAJMI FUNDIT/ NATO merr vendimin e madh, ja ‘taktika’ për të mos u përfshirë në luftë me Rusinë

NATO dhe SHBA-të duket se kanë vendosur më në fund që të furnizojnë Ukrainën me avionë Mig-29 ashtu siç ishte planifikuar më herët.

Aleanca e kishte bërë këtë plan që javën e shkuar por kërcënimet ruse si edhe droja e Polonisë për të kryer një veprim të tillë ndaj Ukrainës, ndërkohë që Putini kishte shpallur armik çdo shtet që ndihmonte Kievin bëri që vendimi të zgjatej në kohë dhe të gjendej një modul tjetër.

Kështu, Polonia nuk do t’ja japë direct Ukrainës avionët e saj Mig-29, por do t’ja dorëzojë SHBA-ve, të cilat do t’ia zëvendësojnë ato Varshavës me prodhime amerikane F-16. Më pas, SHBA-të, tashmë pronarë të avionëve të dhuruar nga Polonia, do t’ia transferojnë Ukrainës duke shmangur kështu irritimin rus ndaj polakëve dhe duke e marrë atë mbi vete, raporton abcnews.al.

Në një reagim zyrtar të qeverisë polake, thuhet se ata kanë vendosur t’ia ofrojnë pa pagesë avionët e tyre SHBA-ve duke marrë mbrapsht avionë amerikanë, ndërkohë që nuk thonë se për çfarë do të përdorën avionët e tyre. Krahas kësaj, qeveria polake kërkon nga të gjitha vendet e NATO-s që të bëjnë të njëjtën gjë.

Gjasat janë që edhe Sllovakia dhe Bullgaria që kanë avionë të prodhimit lindor të bëjnë të njëjtën gjë, duke ia transferuar avionët e tyre SHBA-ve dhe më pas këta të fundit ia japin Ukrainës për të luftuar rusët, raporton abcnews.al.

Më hëret, presidenti polak kundërshtoi dorëzimin e avionëv të Polonisë te Ukraina duke thënë se kjo nuk mund të bëhej pasi futeshin në luftë me Rusinë. Madje, kjo deklaratë u mbështet edhe nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg. Megjithatë, situatat ndryshojnë shpejt në rrethana lufte dhe duket se NATO, me vullnetin e SHBA-ve kanë bërë një kthesë 180 gradë nga qendrimi i mëparshëm.

Tashmë ukrainasit pritet të pajisen me 28 avionë Mig-29 polakë paraprakisht dhe më pas edhe me Mig-ët bullgarë dhe sllovakë në ditët në vijim. Situata bëhet edhe më e vështirë për rusët në terren tashmë.

Reagimi i qeverisë polake

Pas konsultimeve ndërmjet Presidentit dhe qeverisë, autoritetet e Polonisë janë të gatshme të dërgojnë- menjëherë dhe pa pagesë – të gjithë avionët e tyre MIG-29 në bazën ajrore Rammstein dhe t’i vendosin në dispozicion të qeverisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në të njëjtën kohë, Polonia kërkon që Shtetet e Bashkuara të ofrojnë avionë të përdorur me aftësi operacionale të njëjta me ato të MIG-29. Polonia është e gatshme të përcaktojë menjëherë modulet e blerjes së avionëve.

Qeveria polake u kërkon gjithashtu aleatëve të tjerë të NATO-s – pronarë të avionëve MIG-29 – të veprojnë në të njëjtën mënyrë. /abcnews.al