Nga dita e nesërme ora policore do të shtyhet me një orë. Pra izolimi i pjesshëm do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu nga nesër do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.
Data 1 korrik do të lejojë prezencën e spektatorëve edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave.
Rastet e infeksioneve në vendin tonë kanë ardhur çdo ditë duke u ulur. Në 24 orët e fundit u shënuan 7 raste të reja ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Çfarë ndryshon nga data 1 Korrik?
Ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.
Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP. m.v/abcnews.al