Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lajmi fundit/ Nga e hena, këto qytete i shtohen “hartes së gjelbër”, lehtesimet qe perfitojne

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi planin e masave lehtësuese për situatën e koronavirusit që do të nisë nga data 4 maj dhe pritet qe dite me te mira te vijne.

Në zonat e gjelbra, që konsiderohen me risk të ulët të përhapjes së koronavirusit do të shtohen disa zona të tjerë ku shpresojme te behet me mire.

Ja se si shprehete ajo:“Kemi vendosur që nga data 4 maj, të përfshihen si zona të gjelbra, bashkitë e Tropojës, Belshit, Rrogozhinës, Peqinit, Cërrikut, Urës Vajgurore, Beratit, Poliçanit, Skraparit, Devollit, Pustecit, Maliqit, Mallakastrës, Kolonjës, Vlorës, Selenicës, Gramshit dhe Kuçovës.

Këto do të kenë të njëjtat rregulla me zonat e gjelbra që njihni. Nga data 4 maj, do të lejohet shërbimi taksi ndërqytetas me 2 pasagjerë, anëtarë të së njëjës familje”, tha Manastirliu.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person.

Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.