Lajmi fundit/Vendoset ora e re policore, ndryshojnë Masat nga kjo date

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije se nga 1 shtatori limiti i lëvizjes për të gjithë qytetarët do të jetë ora 23:00.

Rivendosja e orës 23:00 si afat për të qarkulluar lirshëm vjen pas rritjes së shifrave të të infektuarve me Covid19 dhe përhapjes së variantit Delta.

Kushdo që kërkon të lëvizë pas orës 23:00 duhet të ketë me vete autorizim të posaçëm lëvizjeje. Me këtë kufizim, nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, lëvizja është e ndaluar.