Lajmi i fundit/Jepet data se kur Greqia do te hap kufirin me Shqiperine

Lajm i ri vjen nga zëdhënësi i qeverise greke Stelios Petsas i cili ka lajmeruar se kufiri me Shqiperine do te hapet pavaresisht shtimit te rasteve me te infektuar me koronavirus.

Ne 1 korrik Greqia do te jete e hapur me Shqiperine doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do te mirpresin qytetaret Shqiptar pavaresisht gjendjes se te infektuarve.

“Nga pasnesër, ardhja e anijeve nga jashtë në portet greke është e lejueshme. Në të njëjtën kohë, po hapen kufijtë hyrës të Evzoni, Kakavisë, Kapshticës, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi. Qeveria vazhdon të përgatitet për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme të shëndetit të punëtorëve në industrinë e turizmit si dhe të gjithë frekuentuesit në destinacionet turistike“, u shpreh Petsas.

Nga ana tjetër, Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus. Vendimi hyri në zbatim nga 21 qershori dhe do të jetë në fuqi derisa ta vendosin autoritetet e Podgoricës.