Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lajmi i rëndësishëm për lejet e qëndrimit te shqiptareve nga Ambasada shqiptare.Ja ku skadon afati i lejeve

Nje lajmerim vjen nga Ambasada e Shqipërisë në Itali per shtetasit shqiptarë në Itali se lejet e qëndrimit italiane të skaduara ose në skadim mbi qëndrimin afatshkurtër në Itali gjatë pandemisë, do jenë të vlefshme deri më 31 gusht 2020 pra pas kesaj date nuk do te jene me te vlefshme ndaj kujdes..

Ambasada shqiptare thote se shtetasit shqiptarë që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë ose të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë), por nuk mund të kthehen në vendin e origjinës për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), mund të vijojnë përkohësisht qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme, pa përmbushur asnjë formalitet të mëtejshëm.

“Qëndrimi në Itali përtej afateve të lejuara nuk do të dëmtojë statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar menjëherë nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen”, shprehet Ambasada.