‘Lali të puth dorën’! Sherri për lekët e këngës, Mandi Nishtulla pajtohet me Silva Gunbardhin, por beteja ligjore për milionat vazhdon

Prej kohësh Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi janë në sherr për lekët që vijnë nga klikimet e këngës “Të ka lali shpirt”.

Pas një debati të gjatë e një përplasjeje në studion e “Shihemi në gjyq” në emisionin “E diela shqiptare”, i njohuri edhe si Mandi i Nishtullës i puthi dorën koleges së tij.

Këngëtari e akuzon Gunbardhin se ka marrë miliona euro nga klikimet që ka marrë kënga në YouTube dhe atij nuk i kanë dhënë asgjë. Por sot ‘Shihemi në Gjygj’ duket se gjakrat janë ulur dhe këngëtarët janë pajtuar.

Ndërmjetësuesja Eni Çobani deklaroi se do ta vazhdojnë seancën privatisht.