Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lë pa fjalë meteorologia e njohur : Shpresoj mos të përsëritet situtata e viti 2010 pasi 1 muaj duhet të ketë 10 apo 13 ditë që

Reshjet gjatë fillimit të këtij viti kanë qenë mjaft intensive duke shkaktuar përmb ytje në një pjesë të madhe të vendit, sidomos në Ultësirën Perëndimore.

E ftuar në “ABC”, meteorologia Lajda Porja nga Meteoalb theksoi se jemi duke përjetuar një situatë të paz akontë sa i përket intensitetit të reshjeve.

Ndër të tjera, ajo tha: “Që prej dy dekadave kemi shumë ndryshime të parametrave të klimës, sidomos reshjeve dhe temperaturave. Ky janar ka qenë tepër dinamik.

Ka patur ditë me përmbytje dhe me ngrica të alternuara. Kemi patur 24 ditë me reshje gjatë janarit. Në muaj duhet të ketë 10 apo 13 ditë.

Epiqendra ka qenë Shkodra ku kanë rënë afërisht 600 milimetra shi, nga 200 që duhej të ishte normalja. Mbi Shkodra ka qenë me reshje mbi intensive dhe ka marrë mbi 1000 milimetra shi.

Madje edhe tani në shkurt është tejkaluar ajo që duhej të binte në shkurt, vetëm përgjatë ditëve të para të këtij viti.

Nëse do të kishim edhe shkrirjen e dëborës si në 2010-n, krahas reshjeve, do të kishim një kat astrofë pasi kjo sasi brenda një kohe të shkurtër është shumë e madhe.”