Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Libri i ri zbulon nofkën e keqe të stafit të pallatit për Meghan Markle

Meghan Markle ishte një “sociopate narciste” e cila po planifikonte largimin nga mbretëria që në fillim, ish-stafi i saj pretendon në një libër të ri.

Burimet i thanë autorit Valentine Low, i cili shkroi librin “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown”, se anëtarët e stafit i vendosën këtë epitet Dukeshës së Sussex.

Libri detajon sjelljen e supozuar të shëmtuar të Meghan dhe bashkëshortit, Princit Harry, të cilët u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020.

“Gabimi që ata [mbretërorët] bënë ishte që menduan se ajo donte të ishte e lumtur,” citohet të ketë thënë një ish-punonjës. “Ajo donte të refuzohej, sepse ishte e fiksuar pas asaj narrative që nga dita e parë.”

The Post ka raportuar se Meghan kishte rënë në kontant me Netflix për një projekt që në vitin 2018 kur ajo ishte ende një anëtare e mbretërisë që kishte detyrat e saj. Harry ka pretenduar se ata nuk e kishin çuar ndërmend të bashkëpunonin me Netflix derisa u larguan nga mbretëria.

Libri gjithashtu pretendon se puna për çiftin ishte aq e vështirë sa disa ndihmës e quanin veten si “Klubi i të mbijetuarve të Sussex”.