Bora Zemani flet për gjithë çfarë ndodhi gjatë 1 viti mes saj dhe Donaldit

Pas plot një viti, Donaldi dhe Bora u ulen sërish publikisht përballë njëri-tjetrit! E ftuar në episodin e parë të “Më lër të flas” në Top Channel, Bora Zemani pranoi ftesën për të sqaruar njëherë e mirë gjithë dramat e marrëdhënies që u kthye për muaj me radhë në telenovelë.

“S’di çfarë të thuash. Ka qenë një vit me lajme, me historira. Ka qenë një histori me të cilën njerëzit u afeksionuan shumë. Unë nuk i dua shumë publike historitë e mia personale. Megjithatë ndodhi ndonëse u ekzagjerua. Unë në atë situatë kam qenë e përfshirë vetëm 13 minuta. Ka patur periudha që kanë qenë të bukura, ka patur edhe të tjera që kanë qenë të vështira. Jam përpjekur t’i kaloj dhe kam patur njerëzit e mi afër. Rëndësi ka të kesh gjëra të tjera të bukura për të mos pasur kohë të mendosh gjatë.”- tha Bora teksa kujton takimin bërë brenda shtëpisë së famshme.

E pyetur nga Romeo nëse është penduar që pranoi ta takonte Donaldin në Big Brother, Bora nuk u mendua fare para se të përgjigjej.

“Aq shumë sa…Ndoshta duhet ta kisha menduar pak më gjatë nëse duhet ose nuk duhet ta takoja. Sot do thoja jo, duke e parë çfarë ka ndodhur përgjatë vitit.”

Kaq e vështirë ishte?- vazhdon Romeo ndërkohë që Donaldi rrinte i heshtur duke vështruar Borën plot emocion.

“Ka qenë e vështirë. Kam qenë prej një viti në sy të publikut e komentuar për gjëra shumë personale. S’e prisja që historia jonë të merrte këto përmasa. Ajo e jona ishte shumë histori intime dhe takimi mes nesh ndonëse aq i shkurtër ishte i sinqertë për ne.”

Ok, tani çfarë kaloi, kaloi! Njerëzit duan të dinë si u pajtuan? Kush ishte i pari që u përpoq për të rregulluar marrëdhënien? Kësaj pyetje, gjeti guximin dhe ju përgjigj Donaldi.

“Raporti u rregullua me shumë telefonata ndaj Semit. Mua më vinte shumë zor t’i shkruaja. Nuk dija çfarë t’i shkruaja. Ka qenë një punë e gjatë me Semin derisa ajo më tha t’i shkruaj vetë. Mesazhi i parë ishte: ‘Dua të të shkruaj, por nuk di cfarë të them.'”-tregoi Donaldi.

“Më kërkoje për të më takuar.-ndërhyn moderatorja. Unë thoja jo, ti thojë më tako, më dëgjo dhe pastaj më helmo.”

“Nuk ka qenë periudhë e thjeshtë për asnjërin. Ka patur raste kur e shihnim si armik njëri-tjetrin, ashtu siç ka pasur raste të tjera kur s’na kuptonte askush përvec njëri-tjetrit.”

Doni më? Le ta quajmë të mbyllur këtë histori që fatmirësisht pati fund të lumtur. (Të paktën tani për tani!)