Luizi i cudit te gjithe.I thotë Kiarës fjalë që nuk ia ka thënë asnjë femre më parë

Dy zogjtë e dashuruar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po jetojnë ditët e tyre më të bukura në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Jo më kot Luizi e quan edhe “muaji i mjaltit”, të cilin do ta vazhdojnë edhe kur të dalin duke shijuar një udhëtim në Maldive.

Kohët e fundit kemi parë puthje e përqafime në çdo cep të shtëpisë, shprehje ndjenjash, xhelozi të vogla dhe biseda “të fshehta” gjatë natës.

Luizi është aq i bindur për ndjenjat që ka ndaj Kiarës, sa është shprehur se e sheh atë si nënën e fëmijëve të tij. Që e dashuron si i çmendur dhe “mbaron për të”, këtë e di gjithë Shqipëria.

Megjithatë, këto tre deklarata të forta siç vetë Luizi ia pranon Kiarës, nuk ia ka thënë asnjë femre tjetër në jetën e tij.“Faleminderit që ekziston!” “Dua të bëhesh nëna e fëmijëve të mi!”“Mos më lër kurrë!”

Çuna, merrni shembull! Nëse vërtetë e dashuroni kaq fort një vajzë në jetën tuaj, sigurohuni t’ia shprehni me fjalë e me vepra. Gjuha e dashurisë është tepër e ëmbël për t’u dëgjuar dhe i afron zemrat më tepër me njëra-tjetrën. Si rastin konkret, keni Kiara Titon dhe Luiz Ejllin në “BBV”.

Ky çift ka bërë për vete gjithë shqiptarët dhe sidomos kur shkëmbyen puthjen e parë dhe bënë “dasmën” të gjithë u gëzuan sikur të ishin vetë protagonistët apo të ishin të afërm të tyre.