Lule të vetmuara/ Feride i thotë “Po” përpara propozimit për martesë, por ja ç’do ndodhë sot

Në jetimore një çift i pasur vjen dhe kërkon të birësojë Songylin. Ejlyl dërgon ushqime në shtëpi sepse dotë ndihmojë Mesuden meqë ka mbetur pa para. Kaderi shkel ligjet në mënyrë që të futet në telashe dhe që nëna e saj ta shpëtojë. Defne zbulon cfarë kanë bërë vajzat e jetimores dhe ia tregon të jëmës.

Nazan denoncon vajzat e jetimores në polici. Serkan e mëson këtë dhe i telefonon të ëmës duke i treguar gjithashtu se edhe ai është përfshirë në këtë rrëmujë. Nazan habitet dhe e tërheq denoncimin për vajzat.

Çifti i pasur e ftojnë për darkë në shtëpinë e tyre Songylin meqë kanë dëshirë ta birësojnë, por ajzat e tjera bëhen xheloze për të.

Ejlyl dhe Serkan dalin bashkë dhe pasi ai i propozon Ejlylit për t`u lidhur bashkë, ajo e pranon. Nazan e urdhëron Defnen që të mos përzihet më në çështjen e vajzave të jetimores.

Feride dhe Toprak shkojnë bashkë për të darkuar në një restorant. Në tavolinën e tyre papritur vjen një tortë me një propozim martese mbi të. Feride i thotë po propozimit menjëherë por në fakt gjithçka është një ngatërresë dhe torta kishte përfunduar në tavolinën e gabuar. Feride ndjehet e turpëruar dhe largohet nga restoranti shumë e zhgënjyer.