Manastirliu jep lajmin që nuk e prisnim. Ja kur do të hapen çerdhet dhe kopshtet. (Asnjë plan për transportin publik)

Në një video-mesazh, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shprehur se më datë 1 qershor ka shume mundesi të nisë hapja e çerdheve dhe kopshteve si publike ashtu edhe private.

Ministrja me tej theksoi se kopshtet dhe çerdhet publike e private duhet të kenë parasysh edhe protokollin e sigurisë, për të cilin do të njoftohen në ditët në vijim sapo te kene perfundur dhe te vihen ne zbatim.

“Nëse gjithçka shkon siç e kemi planifikuar, kopshtet dhe çerdhet publike do të hapen nga 1 qershori. Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar edhe nevojën e standarteve. Protokollet e sigurisë do të bëhen në ditët në vijim, ku do të ngarkohen për zbatim të gjitha institucionet përgjegjëse,”- tha Manastirliu.

Ministrja ka publikuar edhe njëherë të gjithë bizneset që nisin punën e tyre më 11 maj, 18 maj dhe më 1 qershor. Më datë 11 do të hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe qendrat tregtare. Më datë 18 maj nis hapja e bareve, restoranteve, galeritë e arteve, muzeve si dhe stërvitja e sportistëve në ambiente të hapura. Më datë 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publike e private.

Mirepo, ende nuk ka një plan për rihapjen e transportit publik sic jane autobuset urban.