Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mbani lëkurën e fytyrës të butë dhe pa njolla vetëm me ndihmën e këtij përbërësi. Ndiqni këshillat dhe do të habiteni!

Fryrja e barkut është një dukuri që ju ndodh shumë njerëzve. Nëse ju ndodh në mënyrë të vazhdueshme atëherë duhet të gjendet shkaktari.

Ja shkaqet kryesore që ndikojnë në fryrjen e barkut:

Intoleranca ndaj qumështit: njerëzit intolerantë ndaj laktozës shpesh përjetojnë fryrje të barkut, dhimbje, të vjella dhe probleme të tjera me tretjen.

Intoleranca ndaj grurit: gluteni apo përzierja e proteinave që gjenden në grurë, thekër apo elb mund të shkaktojë reagime në zorrë. 1 në 100 njerëz vuajnë nga sëmundjet celiac, në të cilën gluteni dëmton rreshtimin e zorrëve.

Bakteret e zorrëve: janë një ndër shkaqet kryesore që ndikojnë në problemet me tretjen dhe inflamacion të traktit digjestiv.

Përdorimi i medikamenteve të caktuara: disa lloje ilaçesh të tilla si aspirina apo antacids mund të shkaktojnë irritime të stomakut, fryrje të barkut apo gazra të shumta.

Nuk ka mjaftueshëm acid në stomak: nivelet e ulëta të acidit në stomak krijojnë gjendje të quajtura aklorhidria apo hipokolrhidria. Këto gjendje tregojnë se stomaku nuk mund të tresë ushqimin në mënyrë të duhur duke shkaktuar kështu çekuilibër të baktereve në zorrë. Këto gjendje çojnë në fryrje të stomakut pas ngrënies.

Mensturacionet: shumë gra vuajnë nga fryrja e barkut gjatë ciklit mujor. Kur niveli i estrogjenit rritet, mitra trashet dhe shkakton ndjesi fryrje.

Mund të jetë diçka më serioze: nëse fryrja e barkut ju vazhdon për më shumë se 3 javë është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek. Fryrja e stomakut së ashku me dhimbjet pelvike dhe lodhjen ekstreme mund të jenë sinjalizues për disa lloje kanceresh.