Mbetëm pa fjalë! “Fermanit” i zbulohet papritmas e dashura e tij, të gjithë shqiptarët e duan shumë këtë aktore

Aktori turk, Onur Tuna, konsiderohet si një ndër aktorët më tërheqës të Turqisë, i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar me rolet si “Alihani” në serialin “Molla e ndaluar” apo rolin e “Fermanit” në serialin “Doktori i mrekullive”.

Onur është një ndër emrat më të komentuar të showbiz-it dhe ndër të preferuarit e femrave.


Ai përpiqet që jetën private ta mbajë gjithmonë diskrete.

Mesa duket këtë radhë Onur nuk ia ka dalë, pasi mediat vendase po raportojnë se Tuna është në një lidhje me aktoren Elif Dogan, e cila ka luajtur dikur në një nga serialet më të ndjekur “Çukur”.