Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

‘Më e keqja nuk ka ardhur’, kjo do të jetë dita më e ftohtë e javës së ardhshme

I ftohti që ka përfshirë vendin do të vijojë edhe në ditët e para të kësaj jave. Të hënën temperaturat do të vazhdojnë të bien, ndërsa e marta do të jetë dita më e ftohtë e muajit.

Termometri do të shënojë minus 17 gradë në zonat verilindore e juglindore, ndërsa në Tiranë temperaturat do të shkojnë deri në minus 5 gradë.

Sipas Meteoalb, gjatë të hënës në verilindje nuk do të mungojnë në formë të izoluar reshjet e dëborës. Moti i ftohtë do të na shoqërojë deri në mesjavë.

Të premten do të vijnë masa më të ngrohta, duke sjellë kështu shtim vranësirash, të cilat në jug do të pasohen me reshje të dobëta shiu.

Si pasojë e motit të ftohtë, 3 ditët e para të javës, do të jenë pushim për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar. Lajmi u bë i ditur të enjten nga ministria e Arsimit.