Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Më ka dalë nami kot”, Aurela Gaçe jep lajmin e papritur për karrierën muzikore

Aurela Gaçe ka pranuar në emision se ka vendosur të mos jetë më pjesë e kompeticioneve muzikore!
Featured image of article: “Më ka dalë nami kot”, Aurela Gaçe jep lajmin e papritur për karrierën muzikore Këngëtarja, Aurela Gaçe.
21 Maj, 2019 10:16

TIRANË– Një mbrëmje e veçantë ka qenë e hëna “Në Kurthin e Piter Pan”, ku e ftuar ishte diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe. Me një energji të pashtershme këngëtarja e mbushi sallën me pozitivitet.

Në një bisedë të lirshme me kastin e fëmijëve në emision, Aurela Gaçe pranoi se nuk do të jetë më pjesë në festivalet muzikore që do të zhvillohen. Një nga vajzat i ka drejtuar pyetjen: Po pse nuk merr pjesë prap në festival, se ti në të gjitha festivalet që ke bërë I ke rrëmbyer të gjitha trofetë?

“Më ka dalë nami kot, se nuk fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua sepse unë vdes për skenën, vdes, mbaroj… Po të ishte për mua, do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment në jetën time që dua ta shijoj dhe jo të kem më emocionet e konkurrimit sepse është emocion shumë i keq, nuk më lë të kënaqem me skenën. Kshu që unë do kënaqem për vete edhe për publikun. Nuk do të pushoj së kënduari deri sa të kem frymë.”– është shprehur Aurela Gaçe.

(R.L/Dosja.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *