Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Me mua nuk flet dot kështu”, Debat i Rames me nënë Lizën: Dëgjo këtu, kur je përballë meje… (Video)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me bisedën e kryeministrit Edi Rama që pati me disa nga banorët që protestojnë kundër projektit të ndërtimit në zonën e “5 majit”.

Në një video të publikuar online, Rama shfaqet gjatë një diskutimi me Nënë Lizën, të cilës i thotë: “Me mua nuk flet dot këshu… dëgjo këtu, kur je përballë meje…”

Kurse një banore tjetër, e cila ka filmuar kryeministrin në debat me Nënë Lizën, thotë se Rama nuk na dëgjoi.

“Kryeministri nuk na dëgjoi”, tregon ajo.

Banorët e zonës së 5 majit që preken nga projekti i ndërtimit të lagjes së re dhe banorët e Laprakës që preken nga projekti për Unazën e Madhe protestuan sot para godinës së parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës. Ata i kanë kërkuar llogari kryeministrit për shembjen e banesave dhe se kur do të ndërtohen shtëpi të reja për ta.

Për të diskutuar në lidhje me zgjidhjen e kësaj situate, kryeministri pranoi të komunikonte me një përfaqësi të zgjedhur nga vetë banorët, të cilët zgjodhën tre persona, mes tyre edhe Nënë Lizën.

Ai theksoi se të gjitha familjet që u janë shembur shtëpitë do të kompensohen me banesa, pavarësisht nëse kanë apo jo dokument pronësie për shtëpitë. Sipas tij, deri në çastin kur banesat të ndërtohen, banorët do të marrin bonues qiraje.

Kryeministri tha se banorët janë njoftuar për shembjen që në qershor të vitit të kaluar. Rama thotë se 51 familje kanë firmosur marrëveshjen për të marrë kompensimim nga shteti.

Ai tha se marrëveshjet janë plotësisht të ligjshme dhe regjistrohen në kadastër.

“Këto marrëveshje do të regjistrohen në kadastër si detyrim i shtetit ndaj këtyre banorëve dhe në momentin që shtëpia është gati, do të futën brenda”, tha Rama.

Por banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë garanci.

“Fjalët e merr era. Unë s’marr shtëpi me taksat e popullit”, thotë zonja Lizë, të cilës iu shemb shtëpia në lagjen 5 maj.

Projekti për lagjen e re të “5 Majit” përveç godinave të banimit përfshin dhe shërbime, institucione arsimore dhe institucione publike”

Ky projekt do të zhvillohet me disa faza dhe në lagjen e re të 5 majit do të ketë më shumë se 13 mijë banorë.

Në banesat e reja do të vendosen të pastrehët nga tërmeti dhe banorët, shtëpitë e të cilëve do të prishen si rrjedhoje e ndërtimit të kësaj lagje.

Ata do të marrin dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me një banesë në godinat e reja me të njëjta metra2 që kishin.

Deri më tani janë inaguruar dy objektet e para që kanë 100 apartamente.

Banorëve që do u prishet shtëpia do të përfitojnë bonusin e qirasë deri në momentin që do të futen në banesat e reja. Në total janë 102 objekte që duhen prishur për të vijuar punën me projektin, 60 prej të cilave tashmë janë prishur.