Me ne fund vjen nje lajm i bukur nga Besi dhe Xhensila.Foto tregon gjithcka mes tyre

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku prej vitesh janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. Ata vazhdimisht kanë shprehur hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe lajmi që qarkulloi pak ditë më parë në mediat online se martesa e tyre është në krizë padyshim që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi ata kanë reaguar duke u dhënë fund aludimeve me anë të një video romantike që kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale. Në video shihet se Xhensila teksa ka qenë duke kënduar në një koncert, i ka dedikuar një këngë bashkëshortit të saj dhe më pas ka shkuar pranë tij dhe kanë shkëmbyer një puthje.

Xhensila e ka shoqëruar videon me një emoji zemre dhe një çelës që simbolizon dashurinë e tyre, ndërkohë që Besi e ka shoqëruar këtë moment me mbishkrimin, “Çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo 4 muaj një lajm tjetër, ndërron jetë Ija e Bes Kallakut. Çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe kto të fundit. Më keni ca…shqiptarët të rrinë të qetë”.

Në këtë mënyrë Besi dhe Xhensila hodhën poshtë të gjitha aludimet duke konfirmuar se çdo gjë mes tyre shkon më së miri dhe këngëtarja nuk është larguar nga shtëpia së bashku me vajzën sikurse u tha.