Mënyra më e thjeshtë për ta bërë frigoriferin xixë

Ushqimet e lëna në frigorifer për një kohë të gjatë mund të bëhen mjedisi ideal për përhapjen e baktereve të rrezikshme, që në fund mund t’ju rrezikojnë shëndetin.

Pa pasur nevojë të përdorni produkte të shtrenjta që përmbajnë kimikate, ju mund të përdorni këtë mënyrë me përbërës natyralë për pastrimin e tij:

Fikeni frigoriferin fillimisht, pasi kështu do të keni mundësi që ta pastroni më lehtë atë.

Nxirrni çdo ushqim jashtë dhe hidhni ato që janë të vjetra ose të skaduara. Lëvizni edhe çdo pjesë tjetër që mund të hiqet nga frigoriferi për ta pastruar më lehtësisht. Mbusheni një ndarje të lavamanit me ujë të ngrohtë dhe futini këto pjesë që të zbuten dhe lajini me sodë buke ose uthull. Sigurohuni që t’i shpëlani mirë.

Këto produkte të thjeshta, mund të përdoren edhe për të pastruar pjesën kryesore të frigoriferit, që të shkëlqejë dhe të duket si e re. Por thjesht sigurohuni që të përdorni sfungjerë të ndryshëm nga ai që do të përdorni për të pastruar nga brenda.

Pasi ta fshini mirë me një leckë të pastër, bëni edhe një pastrim të fundit me një leckë me lëng limoni. Do t’i japë më shumë freski dhe aromë frigoriferit tuaj. Vendosini përsëri pjesët e brendshme të frigoriferit. Lëreni derën hapur për 30 minuta përpara se të vendosni sërish ushqimet.

Mos harroni të ndizni frigoriferin!