Meridiani degjeneron keq Balinën/ I nxjerr sekretin që nuk e ka ditur njeri më parë…

Dalja e Meridianit ka sjell diskutime në studio. Meridiani pati përplasje me Balinën, e cila e quante lojën e tij “goditje poshtë brezit”.

Ai i tha Balinës se pse nuk e quante të tillë edhe faktin që Einxhel i përmendi vajzën Ilirit dhe Balina e quajti “gënjeshtar”, sepse ajo faktikisht ka thënë që Iliri e ka thënë vet, por njerëzit jashtë nuk duhet të përzihen.

Meridiani nga ana tjetër i tha se është i drejtpërdrejtë, ndërsa ajo e ndryshon mendimin shpesh.

Ai gjithashtu përmendi faktin se Tirana është e vogël dhe se nuk bëhet dot lëp irës e shoku i saj.

Me pak fjalë, Meridiani nënkuptoi se Balina është ‘e shitur’ dhe mbananë, pasi ajo ka miq disa persona aty brenda, duke nënkuptuar mbase Donaldin.

Meridiani pati përplasje dhe me Semin, e cila e aku zoi se destabilizoi lojën e Donaldit duke i thënë që njihet si Donaldi i Borës dhe kur ai u lidh me Triksën, Meridiani preferoi t’i tregonte se sa gjigante dhe e bukur ka qenë takimi i tij me Borën jashtë.

Arbana i doli në mbrojtje Meridianin, duke i quajtur provokime këto të tij dhe se Donaldi fare mirë mund të thoshte ‘po unë jam Donaldi i Borës’, por ai preferoi të lidhej me Beatrix.