Merr fund nga sot ora policore për kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 nje tjeter vendim pritet te futet ne fuqi

Nga dita esotme ora policore e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 do të marrë fund duke marr nje tjeter vendim.

Masat që hynë në fuqi në datë 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja dhe do te presim do te jene me te shtrenguara apo me te lehtesuara.

Më konkretisht, Ministria e Shëndëtësisë tha se:

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Aktualisht është në fuqi një tjetër vendim nga Komiteti i Ekspertëve i cili u njoftua disa ditë më parë për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama mbremjen e sotme deklaroi se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit, megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së Covid-19.