Merret vendimi për infermieren që bëri kërdinë duke marrë kredi me ID-in e pacientëve

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg infermieren e spitalit Psikiatrik në Tiranë, Elisabeta Bardhollari ndërsa shoqja e saj Orjada Hoxha është lënë nën masën e “arrestit shtëpiak”.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve erdhi pasi u zbulua se infermierja Elisabeta u vidhte kartat e identitetit pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe.

Kjo e fundit i përdorte kartat për të marrë kredi për elektroshtëpiake dhe furnizonte dyqanin e saj.

Pas arrestimit të tyre policia sekuestroi pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.