Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mesazhi i Tefta Radit perlot Rozana Radin live në emision

Artistja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi ishte e ftuar sot tek “Rudina” ku gjatë emisionit u shpreh se i ka mbetur peng që nuk arriti dot të bëjë një këngë me xhaxhain e saj, Françesk Radin.

Rozana mori një videomesazh surprizë nga spikerja ikonë e lajmeve, bashkëshortja e Françesk Radit, Tefta Radi.

“E dashur Rozi mbetesh vetvetja, çapkëne, plot botë, me zemër e shpirt të madh. Mbetesh një përfaqësuese e denjë e trungut Radi, plot talent, pasion e ambicie për të bërë gjithçka që ti mendon se e bën dhe vërtet e arrin. E penës, aktrimit, muzikës dhe stilimit. Prindërit e tu ishin zemërgjerë si askush, dera e të cilëve su mbyll kurrë, as ditën e as natën. Sa shumë diskutonit me Frankon për festivalet, për këngët dhe e di që të ka mbetur peng një duet i parealizuar me Frankon. Por unë mendoj se e ke, ke këngën ‘Biçikleta’, të ftuar në Festivalin e Këngës në RTSH. Kemi shumë për të kujtuar Rozi, familjen e madhe ku jetonim bashkë, plot humor, batuta, me sofrën e shtruar plot dhe këngët shkodrane të kënduara me aq dashuri nga të gjithë ne. Sa të lumtur ishim, nostalgji dhe pjesa më e bukur e jetës”, u shpreh Tefta Radi, videomesazh i cili e përloti Rozanën.

“Tefta më mungon shumë. Mjafton t’i dëgjoj zërin dhe më duket sikur është aty. Duket sikur Franko nuk është larguar kurrë”, u shpreh Rozana me sytë me lot.