Bora Zemani dhe Jonida Maliqi dalin hapur me Romeon dhe Donaldin, bashkë në lokal

0
167

Prej kohësh mediat rozë flasin për një lidhje mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj.

Krahas saj edhe për moderatoren Bora Zemani thuhet se është e lidhur me aktorin tjetër binjakun e Romeos, Donald Veshaj.

Çifti asnjëherë nuk e kanë pranuar apo mohuar lidhjen, por më në fund romanca e tyre është konfirmuar.

Pak ditë më parë çifti u kapën mat në poza të nxehta në pishinë. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Jonida tha se është e lumtur por se jeta private mbetet private.

Së fundmi ‘pamfleti’ ka siguruar një tjetër dalje publike të çiftit, ku këtë herë nuk janë vetëm por janë të shoqëruar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Katërshja simpatike janë fotografuar në një nga kafet e qytetit së bashku, kjo gjë duket se ka vërtetuar dyshimet e ngritura prej kohësh se jo vetëm Jonida është në një lidhje me Romeon por edhe Bora Zemani vazhdon romancën e saj me Donldin.