Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mesazhi me kuptimplotë i infermieres italiane po ben xhiron ne rrjetet sociale

Nje lajme eshte shperndare nga Sindikata e Infermierëve të Shqipërisë.Ai eshte bere viral menjeher pasi eshte ndare ne rrjetet sociale.Me te vertete qe mjeket ne Itali dhe ne te gjithe bote jane heronjte e heshtur qe mbi to eshte e gjithe fuqia e nje populli.Ata duhen repsektuar pa fund cdo ore cdo dite cdo jave cdo vit.

Dhe kjo tregon se duhet te kemi me shume respekte per kemishen e bardhe.

“Frikë eshte të shkoni në supermarket? Të merrni turnin apo autobusin? Të shkoni në teatër, kinema apo restorant? Është normale. Po ne infermierët, mund të kemi frikë?

Jo për të shkuar në këto vende, jo. Por për të qenë në punë. Çdo ditë. Po, sepse sot e gjithë Italia është e terrorizuar nga koronavirusi. Kurse ne jemi gjithmonë kështu. Me meningjitin, tuberkulozin, HIV, HCV, H1N1… Me gjakun, urinën, të vjellat, vuajtjen.

Jemi aty gjithmonë, çdo ditë, të hënën, të martën… të shtunën dhe të dielën. Por edhe natën ndërsa ju flini rehat. Jemi dhe për festa. Lemë burrat, gratë, fëmijët, prindërit.

Ndonjëherë fshijmë lotët e më të vegjëlve, që duan të rrimë me ta dhe shkojmë se detyra na thërret. Edhe ne kemi dëshirë të festojmë. Të jemi të dielën në shtëpi me gjithë familjen. Edhe ne kemi frikë. Por nuk mundemi. Sepse detyra për ne është në plan të parë, gjithnjë pranë atyre që kanë nevojë. Dua t’iu bëj vetëm një pyetje: Sa prej jush do ta bënit tani punën që bëjmë ne? Sa prej jush do ta bënin me këtë rrogë që marrim ne? Pak besoj.

Duhet te keni shume respekt per kemishat e bardha per mjeket dhe infermieret.