Meteorologia Tanja Porja tregon kur nisin reshjet e dëborës, ja surprizat në ditët në vijim

Edhe dita e sotme ka nisur me të njëtat kushte atmosferike. Termometri këtë mëngjes ka qëndruar në 5-6 gradë në vlera minimale në rang territori. Vija bregdetare paraqitet më e ngrohta nga e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë.

Në mesditë kemi 18 gradë celcius në zona malore dhe 22 gradë celcius maksimumi në rang territori.Ndryshe nga pjesa tjetër e javës, sot pritet fuqizim i vranësirave në të gjithë tërritorin dhe vonë në mbrëmje krijohet mundësia për pika shiu.

Situata ndryshon krejtësisht të shtunën dhe të dielën. Do të ketë një rënie të theksuar të vlerave termike dhe gjithashtu nuk do të ndryshojnë edhe momentet e shkurtra me reshje shiu. Temperatura minimale në fundjavë do të arrij deri në 4 gradë celcius.

Reshjet në territorin Shqiptarë do të jenë kryesisht në zonat jugore dhe hsumë më pak në pjesën tjetër të vendit. Për shkak të rënies së mënjëhershme të temperaturave ekziston mundësia për reshje dëborë në lartësitë mbi 1500 metra nga niveli i detit, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Në fakt i gjithë rajoni i Ballkanit sonte në mbrëmje dhe gjatë gjithë fundjavë e deri të martën, hyn në një tjtetër situatë sinoptike ku kemi ndryshim të tablosë së motit me kthjellime prej disa ditësh.