Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mini kruasan të ëmbël.Receta e arte dhe e shpejte

Një recetë kjo që ju tregon se përgatitja vetë e kruasantëve të ëmbël është më e lehtë nga sa e kishit imagjinuar. Me një kosto të ulët dhe shije për tu adhuruar, nisni nga puna tani për ti shijuar sa më parë!

Përgatitja:

1 filxhan me ujë të ngrohtë
½ filxhan me qumësht të vakët
1 vezë
30 gramë gjalpë të shkrirë
1/3 filxhan çaji me sheqer
1 lugë kafe kripë
3 ¾ filxhanë me miell
1 lugë kafe maja të thatë

Përgatitja:

Kombinoni ujin, qumështin, vezën, gjalpin, sheqerin, kripën dhe miellin. Punojeni mirë brumin. Nëse do të kishit një makineri do të ishte akoma më mirë.
Pas kësaj ndajeni brumin në dy pjesë. E punoni me dorë secilën duke i dhënë një formë cilindrike të gjatë. Më pas i prisni kruasantët me duar dhe i lyeni sipër me pak gjalpë.
I rrotulloni me kujdes për ti dhënë formën dhe i vendosni me kujdes në një tavë, ku keni shtruar më parë letrën e kuzhinës.
I lini të qendrojnë në një vend të ngrohtë përreth 1 orë. Tani është koha ti fusni për 10-15 minuta në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius, sa të marrin një ngjyrë të artë.