Ministra e Arsimit ben njoftimin per diten e sotme për te gjithe nxënësit dhe mesuesit

Sot Ministria e Arsimit ka bere nje njoftim per nxenesit dhe mesuesit persa i perket video-ligjeratave dhe mesive ne Tv.

Duke qene se dita e Hënë (data 20 Prill) është pushim si pasoje e Pashkëve, Ministria e Arsimit ka njoftuar se video-ligjeratat nga mësuesit për nxënësit do të behen edhe diten e Shtunë, me datë 25 Prill gjithnje sipas te njejtit orar dhe ju mund ta shikoni aty mesimin.

Ky eshte njoftimi i plote i Ministrise:

Meqë se dita e hënë (20 prill 2020) është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (20 prill 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 25 prill 2020) sipas orarit të njëjtë.