Ministria Manastirliu jep lajmin e mire per te gjithe

Shqipëria është gati për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19. Kështu shprehet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ishte sot Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

“Në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ku u votua në unanimitet akti normativ që i hap rrugë ardhjes brenda vitit të 500,760 doza vaksine, falë marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria shqiptare me kompaninë Pfizer.

Jemi të vendosur të përmbushim planin tonë të vaksinimit të popullatës +18 vjeç, por edhe t’i përgjigjemi çdo skenari që mund të rekomandohet nga ekspertët për dozën e tretë apo uljen e fashës së vaksinimit.

Do të rrisim edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, pasi kemi siguruar deri tani që të kemi mbi 5 milion vaksina deri në 2022” shkruan ministrja.

Manastirliu në seancën dëgjimore në Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë tha se në bazë të marrëveshjes së re me kompaninë Pfizer pritet që brenda këtij viti të vijnë 500,760 doza Pfizer, që do të shërbejnë për të rritur mbulesën vaksinale.

Në Shqipëri injektohen dozat e vaksinave të “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Coronavax” dhe “Sputnik”./ db/Abcnews.al