Ministrja ngre alarmin diten e sotme: Nuk do kete me shtreter, shumë shpejt ne do te..

Ja se si shprehet sot Ministria e Shendeteise:“Sot jam këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj për të miratuar aktin normativ.

Shoh që disa maskën nuk po e mbajnë. Nëse ju nuk e mbani maskën, sigurisht nuk mund të jemi shembulli më i mirë për t’u marë për luftën ndaj këtij infeksioni.

Në të dy spitalet COVID, ne kemi mbi 120 të shtruar dhe me dhjetëra të tjerë të dyshuar dhe të shtruar në këto spitale. Shumë shpejt ne do ezaurojmë kapacitetet e dy spitaleve dhe më pas do shtrihemi në planin për të hapur spitalin e tretë e të katërt.

Por a është më e mira kjo? Të hapim spitale pa fund apo që secili të marrë përgjegjësi individuale të vendosë maskën e të ulë rriskun për infeksione”, tha Manastirliu teksa pohoi se kjo situatë do vazhdojë kështu derisa të zbulohet vaksina anti COVID.

“Ulja e numrit të infeksioneve con në më pak persona të shtruar në spital, më pak humbje jete.

Ndaj duhet te jeni te kujdesshem dhe perdorni masken.