Mjekët i thanë ti nuk do të lindësh, por ajo nuk hoqi shpresat/ Pas 10 vitesh Zoti e bekon me djalë dhe ai është bebi me peshën më të madhe që ka lindur ndonjëherë

Denise Luck priti afër 10 vite që të bëhej nënë. Ajo gjithmonë shpresoi shumë dhe asnjëherë nuk i humbi shpresat. Dhe pas 10 vitesh atë Zoti e bekoi me një djalë të bukur të cilin ajo e ka quajtur Leander Joel.

Por lindja e djalit të saj ka habitur shumë njerëz, pasi ai ka lindur 6.7 kilogramë, ç’ka e bën foshnjen më të madhe në peshë që ka lindur ndonjëherë.

Sipas Klinikës Carl Thiem (CTK) në Cottbus, foshnja peshonte 6.7 kilogramë dhe është e gjatë 57 centimetra – një rekord për spitalin. Djali sigurisht që lindi me ope racion. Epo ta ketë me jetë djalin sepse nga fotoja duket që është mjaft i bukur.